Futboll La Liga

Për herë të parë në histori Barça mund të fitojë një titull perfekt

Barcelona kryeson kampionatin spanjoll me një avantazh prej 11 pikësh ndaj Atletico Madrid dhe pyetja e vetme është se kur do ta fitojë titullin dhe jo nëse.

Gjithashtu, katalanasit janë në garë për të fituar një titull perfekt, që do të ishte i tillë nëse ata fitojnë “Pichichi”-n (golashënuesi më i mirë i kampionatit), “Zamora”-n (portieri më i mirë i kampionatit) dhe nëse do të jenë skuadra që kanë shënuar më shumë dhe kanë pësuar më pak gola në këtë sezon.

Vetëm pesë kampionë të mëparshëm kanë arritur ta bëjnë një gjë t ëtillë në La Liga: Atheltic Bilbao në sezonin 1929/30, Valencia në sezonin 1943/44 dhe ekipet e Real Madrid në sezonet 1960/61, 1962/62 dhe 1987/88.

Kthimi në formë i Cristiano Ronaldo kërcënon Leo Messi-n, i cili dukej se nuk do të kishte rivalë për “Pichichi”-n, por argjentinasi ka një avantazh prej 3 golash ndaj portugezit, 25 me 22.

Për sa i takon trofeut “Zamora”, Jan Oblak i Atletico Madrid e ka fituar në dy sezonet e fundit, por Marc-Andre ter Stegen është në avantazh ndaj portierit të Atletico Madrid, me vetëm 13 gola të pësuar në 29 ndeshje, një gol më pak se slloveni.

Ky avantazh 13 me 14 do të thotë se Barcelona është aktualisht skuadra me më pak gola të pësuar, por katalanasit kryesojnë edhe në kategorinë e golave të shënuar 74 me 73 ndaj Real Madrid.

Për këto arsye, Barcelona ka mundësinë të fitojë për herë të parë në histori një titull perfekt. Përveç kësaj, ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në kampionat dhe do të shpresojnë që kjo statistikë të mbetet e pandryshuar deri në javën e fundit.

Related posts

James: Dua të QËNDROJ, por do të iki nëse nuk më plotësohet ky KUSHT

Isa.Autor

LIVE/ Roma-Juventus, Florenzi kalon “Romakët” në avantazh

Delo.autor

UEFA PËRDITËSON RENDITJEN/ Shkëndija ekipi më i mirë shqiptar, Laçi “mbreti” Superiores

Delo.autor

Leave a Comment