Futboll Seria A Sport

BARAZOI ME GOLA LEGJENDËN PELE/ Ja cilët lojtarë mund të arrijë “Përbindëshi” Ronaldo me këtë ritëm…

Kristiano Ronaldo ndoshta do kishte dashur ta festonte ndryshe faktin e të bërit golashënuesi i tretë më i mirë i historisë, pasi mbrëmjen e djeshme barazoi legjendë Pele me 767 gola, por ndoshta momenti jo shumë i mirë i Juventusit bëri që portugezi të lërë mënjanë krenarinë personale dhe të mendojë për skuadrën. Gjithsesi, fakt është se ky futbollist nuk lodhet së arrituri rekorde të njëpasnjëshme.

Madje, dje kurorën e “O’Rey”-t brazilian e vuri në ndeshjen e tij numër 600 me klubet, në ndeshjet e vlefshme për kampionatet, por mbi të gjitha, 36-vjeçari konfirmohet lojtari që po tërheq thuajse i vetëm Juventusin. Iberikasi gjithsesi nuk u kënaq vetëm më shifrat e mësipërme, por në të njëjtën kohë, ai u bë i vetmi futbollist në qarkullim, që për të 12-in sezon radhazi arrin kuotën 20 gola në kampionat, në pesë ligat kryesore dhe pse jo me këtë ritëm, edhe Romario e Biçan nuk janë të pamundur për t’u kapur.

Përkundrazi, sulmuesi tjetër legjendar brazilian, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i historisë është vetëm 5 gola larg (Romario, 772), ndërsa çekosllovaki me 805 realizimet e tij është vetëm 38 realizime larg.

Dhe ndoshta këtë sezon mund të mos ia dalë, por në atë të ardhshmin kjo shifër nuk duket aspak e pamundur, ndaj edhe Juventusi nuk do kërkojë kurrsesi që t’i “lejojë” Ronaldos të mos e respektojë edhe vitin e fundit të kontratës. Fundja, emri i golashënuesit më të mirë të historisë do të mbetet përjetë i lidhur me atë të “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

180 MINUTA PËR GOLIN E REKORDIT/ Immobile barazon Lewandowski dhe synon Këpucën e Artë!

Delo.autor

BROJA VLEN MË SHUMË SE LUKAKU/ Shqiptari largohet vetëm për 70 milionë euro. Media italiane i bën jehonë

F.autor

MOMENTE FRIKE/ Ylli i Atletico-s bie papritur në tokë gjatë stërvitjes. Gjendja e tij… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment