Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ “Contizmi” ringjall Inter, “Zikaltërit” në podiumin e Europës

Nuk është hakmarrje, sepse plaga e Ligës së Kampioneve mbetet e hapur, sepse atë eliminim Antonio Konte e ka përcaktuar “të pamerituar”, që nuk përkon me tipin e lojës së shprehur nga Interi. Megjithatë, nëse ka një skuadër që po udhëton me ritme europiane për nga loja, intensiteti dhe klasifikimi, është pikërisht ajo zikaltër.

Ndodhet në podium, ecuria është për medalje në atë maratonë të pafundme që cilësohet kampionati: mesatarja e tretë e pikëve mes pesë kompeticioneve kontinentale. Përpara ndodhet Atletiko e Madridit e Diego Simeones dhe Mançester Siti i Pep Guardiolës.

Dy stile të kundërta që asnjëherë nuk janë përputhur, dy besime me vetëm një të përbashkët: kërkimin e suksesit. Më pas vjen heroi i dy botëve: Konte. Pavarësisht se shprehja është marrë nga Garibaldi. Megjithatë, loja e trajnerit të Interit i bashkon të dyja botët: “çolizmin” dhe “guardiolizmin”. Metoda e Kontes është e përbërë nga ideale me pika fikse, fryt i një kërkimi të vazhdueshëm.

DIFERENCA – “Kontizmi” ka ngjitur Interin në krye të kampionatit. Trajneri zikaltër përmes rrjeteve sociale të hënën tregoi një video të dytë lidhur me temën, duke publikuar një aksion të zgjatur të lojtarëve të tij kundër Xhenoas, me dhjetë lojtarë të përfshirë dhe më shumë se një minutë zotërimi të topit. Me elementët aktualë të skuadrës, është më i prirë drejt teorisë së trajnerit të Mançester Sitit, me një ndryshim:

Konte e kuron më tepër fazën mbrojtëse krahasuar me spanjollin ose ndoshta është më e drejtë të thuhet që ka një fazë pa top më të kujdesshme, kurse Pep punon edhe në mbrojtje me sferën mes këmbëve. Ndërsa mendimi i Kontes është gjithmonë i drejtuar te finalizimi, verfikalizimi, ai i Guardiolës mund të ketë edhe një shkak parandalues, me idenë: Topin e kam unë dhe nuk mund të më sulmosh asnjëherë.

FYTYRAT – Duke kaluar te statistikat: Konte ka një projektim prej më tepër se 88 pikësh (Simeone 91), një prodhim sulmues më të lartë se të “Qytetarëve” dhe Atletikos, jo vetëm në terma realizimesh, por edhe të totalit të goditjeve për ndeshje: 11,8 në total, kundrejt 10,6 të anglezëve dhe 9,4 të spanjollëve.

Si shpjegohet rruga e mesme, kompromisi mes stilit “tiki-taka” dhe atij vertikal? Skuadra e Kontes ka regjistruar mesatarisht 29 prekje të topit për ndeshje, kundër 34 të Sitit; më shumë gola të shënuar dhe goditje të kryera, por një zotërim topi të ngjashëm, madje thuajse identik, me Atletikon.

Kjo, edhe falë përfshirjes së gjithë skuadrës. Interi nuk është vetëm LukakuLautaro, por edhe Barela që interpreton në mënyrë të përkryer të dyja fazat, raporti i krijuar në mesfushë mes Brozoviçit dhe Eriksenit.

Related posts

Montella: Në dhjetë vitet e fundit Sevilla ka fituar më shumë se Milan

Q.Autor

E KRAHASUAN ME “PLESHTIN”/ Gerard Deulofeu: Rikthimi te Milani? Pse jo, i kam dyert e…

Delo.autor

Ilir Daja zbulon se pse ky është titulli më i bukur i tij

Sadik.Autor

Leave a Comment