Futboll Sport

BOSNJE-FRANCË/ Trajneri Deschamps: Formacioni? Do të luajnë ata lojtarë që janë më në formë, nuk duam të…

Franca do të luajë sot në orën 20:45 ndaj Bosnjës në Sarajevë. Kampionët e botës i pret një ndeshje e vështirë. Edhe pse ndodhet e para në Grupin D me katër pikë në dy ndeshje, “Gjelat” do të luajnë vetëm për fitore për të hedhur një hap të sigurt në kualifikimin për “Katar 2022”.

Ndërkohë, në krahun tjetër, boshnjakët kanë vetëm 1 pikë. Barazimi ndaj Finlandës në transfertë u konsiderua një rezultat i mirë për ta. Francezët vijnë në këtë sfidë pas fitores 2-0 në Kazakistan dhe pas barazimit në shtëpi ndaj Ukrainës.

DESHAMP DO VETËM FITORE

Trajneri i bluve, Didie Deshamp, tha për mediat franceze se në sfidën me Bosnjën nuk lejohet asnjë hap fals, pasi pozita në Grupin D mund të ndërlikohet. “Bëmë një ndeshje të mirë në Kazakistan, dua që dhe nesër (sot) të luajmë me të njëjtën dëshirë dhe përkushtim. Sa më shpejt t’i mbyllim llogaritë, aq më mirë do të jetë për ne. E di që lojtarët janë të lodhur pasi kanë pasur një kalendar të ngjeshur me klubet e tyre por kjo nuk duhet të jetë një justifikim. Jemi kampionët në fuqi dhe si të tillë duhet të sillemi edhe në fushën e lojës.

Formacioni? Do të luajnë ata lojtarë që janë më në formë. Nuk duam të rrezikojmë askënd. Ashtu siç e thashë, ka qenë një vit i ngarkuar për të gjithë. Bosnja është një skuadër e mirë që ka në përbërje lojtarë që luajnë në klube të mëdha. Janë teknikë, të shpejtë dhe agresivë. Nuk do të jetë një shëtitje në park për këtë të jeni të sigurt. Në këtë grup të gjithë kanë shanse për t’u kualifikuar. Ndaj, e parashikoj si një ndeshje të luftuar ku askush nuk do të falë asgjë”, tha trajneri francez.

Related posts

LIVE/ Juve-Inter: Shtyllë dhe raste, por pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura (VIDEO)

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Manchester United mposht West Ham dhe ringjitet në vendin e dytë në Premier

Delo.autor

Bayerni fitoi 1-4 me Augsburgun, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment