Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht Lazion falë dyshes Lewa-Chupo dhe kualifikohet në çerekfinae

Bayerni ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Champions League. Fitorja 1-4 në ndeshjen e parë në Itali nuk linte shumë vend për histori në ndeshjen e kthimit mes bavarezëve dhe Lazios. Në Gjermani, sfida u mbyll me një tjetër fitore të Bayernit, këtë herë me shifrat 2-1.

Një ndeshje e administruar mjaft mirë nga ekipi i Flick, që pjesën e parë e mbylli me avantazhin 1-0, falë një goli të të zakonshmit Lexxandoxxski, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Goretzka, pas një faulli të Muriqit.

Në pjesën e dytë ishte i njëjti ritëm, me Lazion që u mundua të bënte diçka, por që u ndëshkua në minutën e 73’ përsëri. Chupo-Moting shënoi pas një aksioni të bukur, ku Alaba i dhuroi një asist perfekt për golin e dytë.

Lazio gjeti golin e nderit në minutën e 82’, ku pas një goditje dënimi Parolo kërceu mbi të gjithë me kokë, duke mposhtur portierin Nubel. Kështu, në fund gjithçka u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa rezultati i përgjitshëm ishte 6-2.

Related posts

2 GOLA NË 120 SEKONDA NDAJ VALENCIAS/ Ancelotti: Fat që kemi Vinicius dhe Benzema, janë sulmues…

Delo.autor

E BUJSHME/ Kuqezinjtë shpëtojnë nga “makthi” Orsato, ndryshohet arbitri për Milan-Juventus

Delo.autor

Real Madrid, Alisson i jep fjalën e nderit

Sadik.Autor

Leave a Comment