Futboll La Liga Sport

COUTINHO DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Ja dy klubet e mëdha të Premier League që kërkojnë yllin brazilian…

Philippe Coutinho me siguri do të jetë një nga lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona këtë verë, për të lënë arkat e klubit të marrin frymë.

Arsenali është në gjurmët e brazilianit: nëse Topçinjtë nuk arrijnë të mbajnë Martin Odegaard (i cili është i huazuar nga Real Madrid), ata mund të bien te zgjedhja e e playmaker brazilian, shumë i vlerësuar nga Mikel Arteta.

Aq më tepër që vlera e tij ka rënë ndjeshëm që nga ardhja e tij në Katalonjë në 2018 dhe sepse Barcelona ka të gjithë interesin ta shesë atë: në Angli flitet për një klauzolë të vendosur nga Liverpool dhe Barcelona, e cila do të detyronte klubin e Laporta të paguante 20 milion euro nëse ish-lojtari Reds do të kalonte 100 ndeshje me klubin katalanas (aktualisht janë 90).

Related posts

OPINION NGA RIVALDO/ Barcelona nuk e përmbys dot PSG-në, le të marrë Ramos…

Delo.autor

Pas Madagaskarit/ Vendi i arit dhe diamantit shkruan përrallën tjetër afrikane (VIDEO)

Isa.Autor

Inter dhe Atletico në garë për Salomon Rondon

Sadik.Autor

Leave a Comment