Futboll Sport

CR7-MESSI JASHTË 1/8 PAS 16 VITESH/ “YouTube” dhe Milan-Liverpool, ja si ishte bota në 2005-ën

Ka qenë në vitin 2005, 16 vite më parë, hera e fundit që as Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League.

Në atë kohë, CR7 dhe Manchester United i tij u eliminuan në 1/8-at nga Milan-i. Ndërsa Pleshti shfaqej për herë të parë në ekipin e parë, me Barçën e tij (Leo nuk u grumbullua) që u eliminua në 1/8-at nga Chelsea.

Një jetë më parë, veçanërisht në aspektin sportiv: në mes, të dy kanë fituar 9 Champions League dhe 11 Topa të Artë.

Për të patur një ide më të qartë për atë periudhë, mjafton të mendohet se pikërisht në ato ditë 16 vite më parë themelohej, në Kaliforni, YouTube. Videoja e parë është ngarkuar në prillin e të njëjtit vit.

Në të njëjtin vit ka ndodhur edhe vdekja e Papa Gjon palit II dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhej të përballeshin me shkatërrimin e sjellë nga uragani Katrina.

Në Minneapoli u gjet trupi pa jetë i wrestlerit Eddie Guerrero. Juventus ka fituar titullin, që i është hequr pas Calciopoli-t.

Ndërsa në Champions League, Milan ka humbur finalen e famshme kundër Liverpool-it pasi e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0.

Related posts

Raiola takon drejtuesit e Barcelonës, ja kushtet për të blerë Pogba

Isa.Autor

GJEORGJI EURO 2020/ Grup “FERRI” për kombëtaren U-19 të femrave (FOTO)

Isa.Autor

RINOVIMI I IBRAHIMOVIC, DONNARUMMA, POGBA/ Agjenti Raiola rrëfen: Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment