Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikatin “bomberat”, zhgënjejnë kampionët dhe kryeqytetasit

Ndeshjet e javës së 17 kanë përvijuar edhe më shumë luftën për titull, për Europën dhe për mbijetesën, duke ndarë skuadrat në grupe të qarta për secilin objektiv. Një ndarje që është krijuar edhe falë paraqitjeve pozitive apo negative të individëve që këto skuadra kanë në përbërje.

Panorama Sport rreshton në vijim formacionin ideal të Superiores për këtë javë, me emra të cilët kanë spikatur, mes të cilëve bomberat që kanë tundur rrjetën me rregullsi si Guindo, Xhixha apo edhe Shkurtaj i cili luajti pak minuta, por shënoi që me prekjen e parë pas rikthimit.

Ndërkohë, bie në sy se në formacionin e lojtarëve më zhgënjyes, ka emra shumë të njohur, protagonistë të skuadrave që kanë nisur sezonin me pretendime, por janë larg formës së zakonshme. Kështu, ka lojtarë të Teutës, Partizanit e Dinamos, tre skuadra që janë shumë larg pritshmërisë që kishte për to.

Trajneri më i mirë i javës është padyshim Mirel Josa, me një fitore ndaj kampionëve dhe me një lojë ekipi që bind gjithnjë e më shumë. Kurse Migen Memelli vlerësohet si trajneri i cili nuk ka ditur të gjejë formulën e duhur në këtë javë, duke lënë pikë që do të ishin shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Related posts

Pritet firma me dy sulmues, përforcohet Napoli!!!

Q.Autor

Pochettino vë veton/ Nuk do të lejoj asnjë nga yjet të largohet nga Tottenham

Isa.Autor

DERBI ITALIAN NË MERKATO/ Milot Rashica kërkohet me ngulm dy skuadrat e Serisë A, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment