Futboll Shqipëri Sport

DEBUTOI NË SERIE A/ Talenti i Shpresave pritet të transferohet tek klubi i rëndësishëm i Premier League…

Talenti i Shpresave, Anxhelo Ndrecka mund të bëjë hapin e madh në karrierë. 19-vjeçari, i cili 2 vite më parë debutoi në Serinë A me fanellën e Kievos, aktualisht është pjesë e skuadrës primavera të Lacios, teksa mediat italiane, kanë bërë të ditur së fundmi, se në adresën e mbrojtësit të majtë, ka mbërritur një ofertë nga një klub i rëndësishëm i Premier Ligës, emri i të cilit nuk zbulohet momentalit nga “Laciopress”.

Pritet që palët të arrijnë akordin dhe në qoftë se gjithçka shkon mirë, transferimi të kryhet në merkaton e verës. Transferimi në Premier Ligë, do të ishte një “bingo” për Ndreckën, i cili do të niste kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Futbollisti shqiptar numëron 6 paraqitje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Mbyllen shpresat, Kane hesht Shkëndijën pas pasimit të Son (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL/ Piloti i Formula 1 publikon pamjet duke i prekur pjesën intime femrës, por më pas… (VIDEO)

Delo.autor

Mirabeli: Sa të jem unë, Gatuzo nuk preket. Reina na pëlqen

Q.Autor

Leave a Comment