Futboll

Mourinho e paralajmëron Realin: Harroje De Gean

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i ka thënë Real Madridit ta harrojë se mund ta transferojë portierin David de Gea, duke e këshilluar të shikojë diku tjetër për t’i zgjidhur problemet e mbrojtjes së portës.
Madridi është klub që është interesuar një kohë shumë të gjatë për përfaqësuesin spanjoll De Gea, të cilin gati sa nuk e transferojë në verën e vitit 2015, transmeton Express.

Megjithatë, duke folur para ndeshjes së Unitedit kundër Sevillës në Lugë të Kampionëve, trajneri portugez ka insistuar se spanjolli nuk do të lëvizë nga Unitedi.

“Mendoj se ai do të qëndrojë”, ka thënë Mourinho.

“Nuk e di se cilat janë qëllimet e Real Madridit, por sikur të isha në vendin e tyre, do të mendoja për ndonjë lojtar tjetër”, ka shtuar ai.

Related posts

Zidane i sigurt: Nuk ka ardhur momenti të largohem

Q.Autor

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT “ZOTIT TË FUTBOLLIT”/ Pamje nga ceremonia mortore e Maradonës

F.autor

“SKUADËR ME ZEMËR”/ Pioli në delir. Leao shpreh dëshirat: Dua të fitoj Champions

F.autor

Leave a Comment