Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sytë nga Zhunior, ja situata tek Partizani për sfidën ndaj “Bardhebluve”…

Po, ndeshjet e fundit të Partizanit kanë qenë për t’u harruar. Ishte java e tyre ajo që shkoi, me dy ndeshje me Apoloninë dhe Skënderbeun, ku nuk mendohej gjë tjetër veç marrjes së gjashtë pikëve. Ishte java e “demave” edhe për shkak të ndeshjeve të rivalëve, që përplasnin brirët me njëri-tjetrin.

Partizani do të ishte në krye të Superiores me distancë pikësh, por vetëm 1 pikë nga 6 të mundshmet përballë dy ekipeve të fundit, shqetësojnë jo pak të kuqtë. Trajneri Daja tha pas humbjes me Skënderbeun se po shkatërrojnë gjithçka që kanë ndërtuar në më shumë se 20 javë kampionat dhe tashmë, para tyre është një tjetër pikë kulminante: derbi i kryeqytetit.

ZHUNIOR – Për sfidën ndaj bardhebluve, Partizani shpreson shumë te riaftësimi i sulmuesit kryesor të skuadrës, Stenio Zhunior. Braziliani u dëmtua në sfidën kundër Kukësit disa javë më parë dhe ka munguar në tri sfidat e fundit të Partizanit, kundër Laçit, Apolonisë dhe Skënderbeut. Mungesa e tij është ndier, pasi Partizani në këto tri sfida ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka marrë po aq pikë. Edhe pse pati shënuar vetëm një gol para se të dëmtohej, Stenio ishte i rëndësishëm për skemat e Dajës, pasi e tërheq ekipin përpara dhe është shumë luftarak. Rikuperimi i Zhunior është parashikuar brenda kësaj jave, ndërsa Daja shpreson që të jetë një aftësim sa më i shpejtë, në mënyrë që sulmuesi të kontribuojë për skuadrën në derbin e së shtunës.

DERBI – E sikur të mos mjaftonin dy rezultatet zhgënjyese kundër Apolonisë dhe Skënderbeut, Partizanit do t’i duhet të mendojë menjëherë për një ndeshje shumë delikate, si ajo kundër Tiranës. Derbi i kryeqytetit ka treguar se nuk ka favoritë dhe i ka të tria rezultatet, prandaj Partizanin e shqetëson shumë një rezultat tjetër negativ. Përgatitjet për këtë ndeshje derbi kanë filluar që ditën e djeshme, me trajnerin Daja që nuk e ka lënë skuadrën pushim. Impenjimi te “demat” për t’u rikthyer te rezultati pozitiv, është maksimal.

RENDITJA – Edhe pse Partizani ka bërë dy hapa fals kundër dy ekipeve ku duhet të fitonte, ka qenë me fat, pasi dhe rivalët kanë gabuar. “Demat” kanë mbetur në vend të katërt në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Vllaznia në krye, ka 42 pikë.

Related posts

PO REZULTON DËSHTIM/ Blerja 40 milion euro zbulon pse nuk ka debutuar me Liverpoolin

Isa.Autor

HISTORIA E SUPER LOJTARIT/ Adnand Januzaj, fundi i një talenti “të djegur”

Delo.autor

“3 PIKËT NË TAVOLINË PROBLEM I NAPOLIT”/ Agnelli i kthehet ministrit Spadafora: Ronaldo nuk e theu protokollin

Delo.autor

Leave a Comment