Futboll Sport

“DUA TË LUAJ ME RONALDON ME MESSIN”/ Mesfushori Kimmich: Ju tregoj cili është idhulli tim

Mesfushori i Bajernit, Joshua Kimmich, zbulon se ai do të donte që një ditë të luante me Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin, pavarësisht se të dy yjet e futbollit janë në vitet e fundit të karrierës. Gjermani e ndan dhomën e zhveshjes me shumë lojtarë të klasit botëror, përfshirë më të mirin e FIFA-s sezonin e shkuar, Robert Levandovskin.

Mesi, sot është 34 vjeç dhe Ronaldo 36, por 26-vjeçari Kimish do donte që një ditë të ndante dhomën e zhveshjes me fituesit e “Topit të Artë”. I pyetur nga “Bild” se me cilin lojtar do të preferonte që të luante në të ardhmen, Kimish tha: “Me Mesin dhe Ronaldon. Për mua është gati e pabesueshme sesi ti mund të ruash këtë nivel për mbi 15 vite. Do doja që të shikoja se çfarë bëjnë ata çdo ditë”. Kimish ka fituar 15 trofe që kur iu bashkua Bajernit nga Lajpcigu në 2015-ën. Ai po bën një tjetër sezon të shkëlqyer, me 13 asiste në të gjitha kompeticionet.

Vetëm Myler, ka krijuar më shumë gola sesa ai në Bundesligë gjatë 2020-’21. Kimish zbulon edhe idhullin që e ka frymëzuar në karrierë: “Modeli im ka qenë gjithnjë Ksavi. Ai nuk ishte lojtari më trupmadh, por luante me vizion, teknikë dhe kishte një pasim të shkëlqyer, që përfshinte edhe të tjerët në lojë. Ai më befasoi dhe ashtu doja të luaja. E njoha gjatë një kampi stërvitor në Doha dhe ishte një moment shumë special”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 3-1

Delo.autor

ANALIZA/ Përgjigjet e pyetjeve të mëdha në lidhje me vendimin e Messit për t’u larguar nga Barcelona

Delo.autor

SPECIALE/ Italia jashtë Botërorit, një festë e madhe për Brazilin e Tites

Sadik.Autor

Leave a Comment