Futboll Sport

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mbappe ka refuzuar tri herë rinovimin me PSG, vigjëlon Real Madrid

E ardhmja e Kylian Mbappé mbetet pezull, duket se nuk do të zgjidhet deri në qershor, kur mbaron sezoni dhe francezi mund të vlerësojë atë që dëshiron: të qëndrojë te PSG në këmbim të një page të madhe (dëshiron të të fitojë sa Neymar, 35 milionë euro neto në sezon), ose të shkojë në një ekip tjetër, në të cilin të ndërtojë historinë e tij si lider i një projekti, me Real Madridin në krye të opsioneve të sulmuesit (e kërkon dhe Liverpool).

Mbappé është lutur të ulet në bisedime me PSG për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor 2022. Siç është raportuar nga “Cadena SER”, sulmuesi i ka thënë tri herë “jo” PSG-së, deri tani, duke hezituar të firmosë propozimin për zgjatjen e kontratës. Kjo, për asnjë arsye të veçantë, thjesht do të vazhdojë t’i peshojë opsionet që ka. Mbappe shpjegoi pak më herët publikisht se, nëse rinovonte me PSG, do të vinte bast për një periudhë të gjatë për klubin parizien: “Unë po reflektoj. Nëse rinovoj, do të jem këtu për shumë vite”.

Nga ana tjetër, Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, bën presion që Mbappé të vendosë, pra të rinovojë: “Vjen një kohë kur duhet të marrim një vendim”. Duhet përmendur se klubi parizien nuk ua ka lehtësuar largimin lojtarëve që e duan këtë. Marquinhos dhe Verratti donin të shkonin te Barcelona më parë, por klubi francez refuzoi të ulej për të negociuar. Rabiot kaloi gjashtë muaj në tribuna, për shkak se refuzoi rinovimin, teksa më pas u largua falas nga PSG.

Real Madridi, ndërkohë, i shikon këto refuzime të Mbappé për të rinovuar me optimizëm. Ideja origjinale është të provojë nënshkrimin e talentit francez këtë verë, me të njëjtën formulë siç mori Courtois dhe Hazard. Pra, të presë derisa t’i mbetet edhe një vit në kontratën aktuale, për të finalizuar marrëveshjen. Me një skemë të tillë, Chelsea u detyrua të negocionte transferimin e të dyve. Por, pandemia dhe kriza që ka shkaktuar ajo në klubet e mëdha i kanë prishur këto plane. Përpjekja për ta marrë atë falas më 2022, me një bonus transferimi të mirë për të, predominon në këtë histori. Edhe pse Real Madridi nuk përjashton të bëjë një ofertë gjatë verës, nëse PSG do të hapet karshi saj…

Related posts

Nuk mund të rrijë pa komentuar Botërorin, Nard Ndoka lëshon batutën e rradhës

Sadik.Autor

VALLADOLID-BARCELONA/ Pas një pasimi nga “Pleshti”, Vidal zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool punëson “specialistin” për t’u shkuar në ndihmë lojtartëve

Delo.autor

Leave a Comment