Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tirana prezanton blerjen e saj të re, firmos me “bardheblutë” zbulimi i sezonit të kaluar…

Tashmë është zyrtare, Tirana ka prezantuar blerjen e saj më të re, Devid De Silvan. Klubi bardheblu ka rikthyer në Kategorinë Superiore pas gjashtë muajsh ish-sulmuesin e Kastriotit ku spikati sezonin e kaluar me paraqitjet dhe golat e tij duke marrë dhe duke u quajtur si “zbulimi i sezonit”.

De Silva vjen nga kampionati portugez pasi ndërpreu bashkëpunimin me klubin e Koviljhës dhe se sulmuesi pritet që të dalë sot në stërvitje me skuadrën e tij të re. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Tiranës me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

NJOFIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS –

“Mirësevjen Devid De Silva!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.”

Related posts

“MESSI DHE RONALDO KURRË SI AI”/ Ish-lojtari i Milanit thur elozhe gjigantin suedez

Delo.autor

Pjesa e parë/ Partizani ngec me Lushnjen, vendasit befasojnë kryeqytetasit

Sadik.Autor

Iku te PSG-ja për të fituar Championsin, tifozët e Juventusit tallen keq me Dani Alves

Q.Autor

Leave a Comment