Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ E ardhmja e Dybalas larg Juventus-it, ylli argjentinas drejt skuadrës së…

Paulo Dibala mund të shndërrohet në çështje te Juventusi, nëse nuk është shndërruar ende. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe palët ndodhen në distancë të konsiderueshme për sa i përket rinovimit. Në diskutim nuk është dashuria për fanellën sepse argjentinasi ëndërron ende të shndërrohet në kampion me numrin dhjetë mbi shpinë, por disa gjëra nuk po shkojnë në drejtimin e shpresuar.

Gjithçka, siç thamë, vërtitet rreth kontratës dhe vështirësitë nuk janë vetëm të natyrës ekonomike. Dibala sivjet po vuan shumë edhe fizikisht teksa dëmtimet e njëpasnjëshme nuk po e lënë as të stërvitet e jo më të shprehet në nivelet që priten prej tij. Çdo rrugë është e mundur ndaj nuk është më utopi të flitet edhe për një largim të lojtarit nga Torino. Edhe në këtë rast, shifrat do të ishin të vështira për t’u gjetur pasi asnjë klub nuk mund të pretendojë 80 apo 100 milionë euro për një lojtar që vitin e ardhshëm do të jetë i lirë të nënshkruajë me kë të dëshirojë.

NË TREG – Nga kapiteni i së ardhmes, siç e përkufizonte pak kohë më parë Andrea Anjeli, në njeri merkatoje. Kalimi ka ndodhur në pak muaj e dëmtimi që e mbajti 27- vjeçarin larg fushave nuk është se e ka lehtësuar situatën. Sipas “Sportmediaset”, kontaktet mes menaxherëve të tij dhe klubit bardhezi kanë ngrirë. Janë reduktuar shanset për të kërkuar një “përshtatje” të rrogës e nga ana e Paratiçit nuk ka pasur ndonjë lëvizje për ta zhbllokuar situatën. Fjalët e pak ditëve të parë të Nedved ishin një sinjal i qartë që tregoi se Dibala nuk është më i pashitshëm. Në kohë krize, asnjë klub nuk do të donte të investonte apo të paguante një lojtar si Dibala aktualisht me 10 milionë euro në sezon. Barcelona në Spanjë, PSG-ja në Francë e Totenhemi në Angli, në këto çaste ngjasojnë më shumë si hipoteza merkatoje sesa mundësi reale për transferim.

DIBALA ZIKALTËR – Pas ndalesës së kombëtareve, Dibala do t’i bashkohet grupit rregullisht në stërvitje. Shpresë për të rritur minutat, ndikimin në ecurinë e Juves e sidomos për të hapur kanalin e komunikimit me krerët bardhezi. Nëse gjërat nuk shkojnë sipas këtij plani, në valle mund të futet edhe Interi që nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin ndaj “La Joya”-s, i cili me Antonio Konten mund të rigjejë shkëlqimin që i është zbehur nga muajt e fundit në Torino.

Related posts

E PAZAKONTË NË AUSTRI/ Stadiumi merr flakë nga fishekzjarrët, ndërpritet ndeshja menjëherë. Digjet… (VIDEO)

Delo.autor

“E PABESUESHME QË ËSHTË KTHYER CR7″/ Mbrojtësi Maguire: Do të jetë fantastike ta kemi në ekip dhe…

Delo.autor

Totenhemi nuk fitonte prej shumë vitesh në “Stamford Bridge”

Sadik.Autor

Leave a Comment