Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Sergio Ramos-Messi, 100 ditët që do të mbajnë peng Spanjën

Spanja mund të humbasë dy yje të tjerë në fund të këtij sezoni pas Kristiano Ronaldos. Kapiteni i Realit të Madridit, Serxho Ramos, duket më pranë largimit nga “Bernabeu” në verë sipas “MARCA”. Qendërmbrojtësi, i cili ditën e martë hyri në 100 ditët e fundit të kontratës së tij me madrilenët, pritet t’u. japë fund 16 viteve të tij me fanellën e bardhë. Bisedimet për rinovimin e kontratës së tij vijojnë të jenë të ndërprera.

Mes tij dhe presidentit të Realit, Florentino Perez, nuk ka pasur asnjë kontakt që prej muajit dhjetor dhe pavarësisht se ai nuk e ka refuzuar zyrtarisht ofertën e rinovimit në fillim të sezonit, nuk ka asnjë shpresë që ai ta pranojë atë. Mbrojtësi veteran dëshiron një kontratë më të gjatë dhe jo 1- vjeçare dhe me një zbritje rroge 10% për shkak të problemeve financiare që ka shkaktuar Koronavirusi.

Perez nuk ka pasur ende asnjë kontakt me 34-vjeçarin, ndërsa vazhdon të peshojë alternativat, njëra prej të cilave është David Alaba. Ramos është duke pritur ende një ofertë të përmirësuar nga klubi, por admiruesit e tij nuk mungojnë, me në krye PSG-në, që është gati t’i ofrojë atë çka lideri i Spanjës kërkon.

MESI – Edhe 100 ditët e fundit të kontratës së Lionel Mesi kanë nisur numërimin mbrapsht në “Camp Nou”. Në Barcelonë shpresojnë që kapiteni të ndryshojë mendje dhe qëndrojë pas ndryshimeve në presidencën e klubit.

Argjentinasi u përplas me ish-presidentin Bartomeu sezonin e shkuar ku ai kërkoi edhe largimin, por klubi i vendosi veton. Kontrata e tij skadon në 30 qershor, por 33-vjeçari nuk ka qenë më kurrë se pranë Barcelonës këtë vit që prej muajit gusht. Një nga zotimet e presidenti të ri Joan Laporta, është të bindë numrin e tij 10 të rinovojë.

Related posts

“Zonja e Vjetër” për rekorde të tjera, “Djalli” për të shpëtuar gjithë sezonin

Sadik.Autor

“LUFTË” SPONSERASH PËR MAPENË/ Juventusi dhe Reali gati të rrëmbejnë yllin francez

Delo.autor

TALENTI HAALAND NJË “RRUFE”/ Shikoni sprintin e “yllit” të Dortmund në ndeshjen ndaj PSG (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment