Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Nuk ka qetësi te Barcelona. Klubi katalunjas është tronditur sërish paraditen e së hënës, kur ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”. Gjithçka u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.

3885080988f10fe9b3f0dda4b823e3bf 720

Ajo paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve. Hetimet nisën menjëherë, ndërsa kur ka kaluar thuajse një vit, policia spanjolle zhvilloi mëngjesin e së hënës kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës, ndërsa më pas në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu. Hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas mediave spanjolle pritet të ketë të tjera arrestime.

Related posts

Katër golashënuesit më të mirë të Realit dhe Barçës para “El Clasicos”

Sadik.Autor

E KRAHASOJNË ME TIAGO SILVËN/ Eksperti: Braziliani nuk është për MILNIN

Isa.Autor

NUK NDALET MANCHESTER CITY/ Shënon një gol fantastik De Bryune (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment