Futboll La Liga Sport

U DËNUA ME 8 JAVË JASHTË FUSHE/ Diego Costa rebelohet me Atleticon, ja sjellja befasuese

Diego Costa nuk pranon të stërvitet me ekipin e Atleticos së Madridit.

Sulmuesi me origjinë braziliane është dënuar me një skualifikim prej 8 javësh dhe kjo ka bërë që për të sezoni të mbarojë këtu.

Ai ofendim që lojtari ka bërë kundër arbitrit në ndeshjen me Barcelonën, ishte në dëm të skuadrës dhe kështu klubi do të ndërmarrë ndaj tij masa ndëshkuese.

Diego Costa është njoftuar se do të dënohet, por ende nuk është ndërmarrë sanksioni konkret.

Në shenjë proteste, lojtari nuk është stërvitur me skuadrën ditën e sotme, edhe pse ai ka qenë prezent në qendrën stërvitore.

Tashmë nuk dihet se cili do të jetë vendimi që do të marrë Simeone, për të qetësuar situatën mes lojtarit dhe klubit.

Related posts

PSG I VENDOS ÇMIM NEYMARIT/ As Barça dhe asnjë klub tjetër si afrohen shifrës për brazilianin

F.autor

Ronaldo rikuperohet nga lëndimi, i gatshëm ndaj Valencias

Q.Autor

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi ofron 85 milionë euro për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment