Futboll Premier League

Manchester City kalon në fazën tjetër të FA Cup, eliminohet Stoke City i Shaqirit

Manchester City e ka dërrmuar Burnleyn 4-1 për të kaluar në rrethin tjetër të FA Cup, ndërkohë që Stoke City i shqiptarit Xherdan Shaqiri u eliminua nga skuadra e nivelit të katërt të futbollit anglez, Coventry City.

City e priti Burnleyn në “Etihad” të shtunën pasdite në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup, duke e mposhtur me lehtësi 4-1, transmeton Express.

Edhe pse e mbylli pjesën e parë në disavantazh 0-1, Manchester City u fut në pjesën e dytë me një lojë krejtësisht ndryshe, duke e dominuar me të madhe skuadrën mysafire, me Sergio Agueron që shënoi dy herë brenda një minute për ta përmbysur rezultatin.

Pas 70 minutave lojë Sane shënoi për 3-1 pas një aksioni të bukur të skuadrës së Pep Guardiolas.

E fitoren dhe kualifikimin tutje në kupë Cityt ia vulosi i inkuadruari në lojë 10 minuta para fundit, Bernardo Sivla.

Ndërkohë, Stoke City u eliminua nga Coventry, skuadër që bën gara në League Two, nivelin e katërt të futbollit anglez. Xherdan Shaqiri nuk luajti nga fillimi, dhe u fut në lojë në minutën e 75-të, por nuk ia doli t’i ndihmojë skuadrës së tij ta shmangë eliminimin.

Related posts

HIGUAIN DHE ICARDI NDAJNË VENDIN E DYTË/ Ja kush e kryeson listën e golashënuesve të kësaj dekade në Serie A

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-VILLARREAL/ Solskjaer i beson dyshes së sulmit Sancho-Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Mbrojtësi ndëshkohet në “shtëpi”, Musta: Të verdhë edhe nga televizori (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment