Futboll Sport

E PABESUESHME/ I vetëm përballë portierit, ja rasti që nuk mund të gabohej nga Ronaldo (VIDEO)

Portugalia triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj Luksemburgut në transfertë, falë edhe të një goli të Kristiano Ronaldos që realizoi në minutën e 51′.

Ylli portugez në minutën e 78′ të takimit pas një “përgjumje” të ekipit vendas merr një top të dhuruar dhe përballë me portierin ka humbur një shans të artë për të realizuar një dopietë në këtë sfidë. Një rast që për një si Kristiano Ronaldo ai rast është gol, por ja që edhe një shans i tillë për yllin e Juventusit mundf edhe të ndodhë.

Portugalia ndodhet në vendin e parë të Grupit A të Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022”, pasi ka fituar ndaj Azerbaxhanit dhe Luksemburgut dhe barazuar ndaj Serbisë.

Related posts

“ISHTE NJË RRUFE NË QIELL TË PASTËR”/ Deklarata shokuese e trajnerit: Njerëz pranë klubit më kërkonin të mos..

Delo.autor

PSG-ja nuk mjaftohet me BUFFONIN, kampionët e Francës gati “grabitjen” në Angli

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Sfida ndaj Korabit, ja si paraqitet gjendja në kampin e Teutës…

Delo.autor

Leave a Comment