Futboll Seria A Sport

3 GOLA DHE 1 ASIST/ Serie A shpall lojtarin më të mirë të marsit sulmuesin…

Sa i përket muajit mars 2021, Serie A ka shpallur lojarin e vet më të mirë (MVP). Këtë muaj ishte radha e Lorenzo Insigne për të triumfuar, duke pasur një formë të jashtëzakonshme, që përkoi me rezultatet e shkëlqyera të marra nga Napoli në kampionat.

Këtu është deklarata, me të cilën u njoftua triumfi i kapitenit blu: “Çmimi MVP për marsin i akordohet lojtarit të Napolit, Lorenzo Insigne. Trofeu do t’i jepet atij para ndeshjes Napoli-Crotone, e planifikuar për të shtunën e 3 prillit 2021 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

3 gola dhe një asist janë “paja” e Insigne në muajin mars, me kulmin e arritur 24 ditë më parë, me rastin e ndeshjes në shtëpi kundër Bologna. Atë ndeshje u konsiderua “Lorenzo i Madhërishëm”. Kapiteni i bluve është lojtari i shtatë, që e fiton këtë çmim mujor në këtë sezon; pas Gomez, Ibrahimovic, Ronaldo, Calhanoglu, Milinkovic-Savic dhe Romelu Lukaku.

Related posts

TREMBET BARCELONA/ Mbrojtësi i Manchester Unitedit gjakos Messin (VIDEO)

Delo.autor

Dëmtimi i Gabriel Jesus, vjen lajmi i mirë për Cityn

Q.Autor

E PABESUESHME/ “Ylli” i Bayern Munichut rrezikon karrierën, mund të përfundojë…

Sadik.Autor

Leave a Comment