Futboll Sport

E PAZAKONTË NË TURQI/ Deklaratat pas ndeshjes, Galatasaray prish kontratën me yllin e ekipit…

Diçka vërtet e rrallë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku klubi i Galatasaray ka prishur kontratën me një nga lojtarët më të mirë dhe më të spikatur të ekipit.

Bëhet fjalë për Younes Belhanda. Arsyeja që klubi ka vendosur të prishë kontratën është deklarata që marokeni ka dhënë pas përfundimit të ndeshjes së të dielës mes Galatasaray dhe Sivasspor. Në komunikatën e klubit turk bëhet me dije se Belhanda ka fyer klubin dhe ka dëmtuar imazhin me deklaratën e dhënë.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Belhanda kritikonte disi drejtuesit e Gallatas, por duket se këta të fundit e kanë marrë shumë fyese deklaratën e tij dhe kanë vendosur të marrin një masë drastike si prishja e njëanshme e kontratës.

Related posts

“LOJTARËT E ARDHUR EDNDE JO NË FORMË”/ Egbo: Duhen tri blerje, do të tentojmë…

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Juventus mposht Lazion falë Bonuccit me dopietë dhe i afrohet zonës Champions

Delo.autor

Barazon West Hami, shënon Chicharito

Sadik.Autor

Leave a Comment