Futboll Sport

PREJ 8 MUAJSH PUSHIM PAS SHKARKIMIT/ Mourinho zbulon: Ndryshimi nuk është gjithmonë për mirë, por…

Jose Mourinho ka 8 muaj që është pushim, pas shkarkimit që i bënë drejtuesit e Manchester United.

Humbja kundër rivalëve të Liverpool i kushtoi portugezit largimin nga stoli i “djajve të kuq”.

Mirëpo Mourinho ka zbuluar së fundmi për “Sky Sport” se nuk po qëndron pasiv nga futbolli, përkundrazi,po përshtat nevojat e tij menaxheriale për të qenë gati për klubin e ri.

56 vjeçari këtë periudhë, jashtë fushave, e ka shfrytëzuar për të medituar për qasjen që duhet të ketë ai në futboll, në mënyrë që të ketë një rikthim sa më të suksesshëm.

“Nuk ndiej keqardhje. Nëse do të ndieja keqardhje atëherë çfarë mund të thoshim për njerëzit (trajnerët) që kanë arritur më pak se unë në karrierë,” – deklaroi Mourinho për Sky Sports. – “Ju gjithmonë mund të mendoni: Ah, sikur ta dija, atëherë mund ta kisha bërë ndryshe.”

Si gjithmonë, “Special One” edhe në deklarata, portugezi i referohet natyralistit Charles Darwin, për të shpjeguar se ka ndryshuar.

“Jam vetëm 56 vjeç, pra ende fëmijë. Charles Darwin më mësoi se mbijeton dhe është më i fortë jo ai që është më inteligjent, por ai që përshtatet më mirë me ndryshimin. Ndryshimi nuk është gjithmonë për mirë, ndonjëherë ndryshimi është për keq. Por është e rëndësishme për të kuptuar ndryshimin dhe për t’u përshtatur me të dhe unë jam duke menduar në të vërtetë për atë moment.”

Jose Mourinho është marrë gjatë kësaj periudhe me përgatitjet për projektin e tij të radhës e tashmë e ka krijuar skuadrën me bashkëpunëtorët e tij të rinj. Së shpejti mund të mësojmë edhe emrin e skuadrës që do të drejtojë.

Related posts

Udinese – Inter, rezultat turpërues

Sadik.Autor

Dembele i hapur të huazohet te skuadra londineze (FOTO)

Q.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Tronditet bota e futbollit, ylli i Sëlltikut TËRHIQET për shkak të…

Isa.Autor

Leave a Comment