Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Njihet si ndihmësi i përjetshëm i Simeones, Mono Burgos nis karrierën si trajner tek klubi…

Mono Burgos njihet nga të gjithë si ndihmësi i përjetshëm i Diego Simeones, pasi për 10 vite ka bashkëpunuar me Cholon. Burgos u largua vitin e shkuar nga Atletico dhe tashmë ka vendosur të nisë një karrierë të re, atë të trajnerit të parë.

51-vjeçari ka firmosur ditën e sotme zyrtarisht me Neëell’s Old Boys, klub që luan në Superligën argjentinase. Burgos ka firmosur me klubin nga Rosario një kontratë të vlefshme deri në dhjetor të këtij viti, por me opsionin e rinovimit.

Kjo do të jetë eksperienca e parë serioze si trajner i parë për Mono Burgos, pasi në vitin 2010 ka patur një eksperiencë të shkurtër si trajner, por në kategoritë e ulëta. Tashmë, Burgos zor se do të quhet më ndihmësi i përjetshëm i Diego Simeones.

Related posts

E PABESUESHME/ Mesfushori i Barcelonës pranë rikthimit në kampionatin Kinez

Isa.Autor

“Divorci” i Cristianos nga Real Madrid? Mourinho hidhet në “sulm” për transferimin e Portugezit

Q.Autor

MILAN-UDINESE/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon Lasagna

Delo.autor

Leave a Comment