Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Ka startuar sfida, skuadrat kërkojnë fitoren në terrenin e rënduar

Po luhet në Vlorë, sfida mes Flamurtarit dhe Kamzës, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas rezultateve pozitive, teksa kuqezinjtë  mposhtën Laçin me rezultatin 1-0, ndërsa Kamza arriti të merrte një fitore të çmuar përballë Luftëtarit.

Terreni në stadiumin “Flamurtari” do të jetë disi i rënduar për shkak të reshjeve të shiut, teksa përballja nuk do të zhvillohet në kushtet optimale. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet, ku nuk mungojnë surprizat.

bandicam 2018-12-15 16-59-45-771

Trajneri Gjoka është detyruar të “arnojë” mbrojtjen, për shkak të mungesave, teksa Arrabal dhe Bonani formojnë dyshen e qendrës. Te vlonjatët, sulmuesi Danilo Alvesh, ishte në pikëpyetje deri në momentet e fundit, por duke parë gjendjen e tij është vendosur që të startojë si titullar, duke formuar sulmin “atomike” me Kale, Torasën dhe Bushiç.

LIVE| FLAMURTARI–KAMZA 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Torasa, Alvesh, Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Bonani, Arrabal, Idrizaj, Rezi, Malaj, Mehmeti, Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka.

Related posts

Nëse ky është lojtar, atëherë ka shpresa për të gjithë! (VIDEO)

Sadik.Autor

FLAMURTARI-LAÇI/ “Kurbinasit” kërkojnë kthesën në Vlorë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHELSEA TREGON KLAS JASHTË FUSHE/ “Blutë” e Londrës i vijnë në ndihmë familjes së Diogo Jotës me gjestin që preku zemrat e tifozëve

F.autor

Leave a Comment