Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht Fulham dhe përforcon vendin e parë në Premier

Manchester City ka mundur 3-0 Fulham dhe ka përforcuar vendin e parë në renditjen e Premier League.

Qytetarët kryesojnë kampionatin me një avantazh prej 17 pikësh ndaj Manchester United, që ka një ndeshje më pak.

Sfida e luajtur në Craven Cottage është vendosur në harkun e 13 minutave në pjesën e dytë.

Stones ka zhbllokuar takimin në minutën e 47-të, Gabriel Jesus ka dyfishuar në të 56-ën dhe Aguero ka fiksuar shifrat në 3-0 nga pika e bardhë në të 60-ën.

Kjo ka qenë fitorja e 13-të radhazi në transfertë për City-n në të gjitha kompeticionet.

Related posts

Bonucci paralajmëron Interin: Duam pikë për Ligën e Kampionëve

Q.Autor

Barcelona, nën hetim nga UEFA për shkak të tullumbaceve

Sadik.Autor

U LARGUA NGA KLUBI TURK/ Samir Ujkani kërkohet nga skuadra e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment