Bundesliga Futboll Sport

HAALAND I NEVRIKOSUR PAS NDESHJES/ Ja momenti kur talenti hedh fanellën dhe largohet me nxitim (VIDEO)

Borusia Dortmund barazoi ditën e sotme me skuadrën e Këlnit, me rezultatin 2-2. Protagonist për verdhezinjtë ishte sulmuesi 20 vjeçar, Erling Haland, i cili arriti të shënonte një dygolësh.

Sulmuesi shtatlartë u bë protagonist mbas ndeshjes, ku pas vershëllimës së arbitrit hoqi fanellën e tij dhe ja hodhi futbollistit të Këlnit, Jorge Mere, duke u larguar më pas i nevrikosur drejt dhomave të zhveshjes.

Ky episode është filmuar nga mediat dhe u komentua shumë pasi ishte një sjellje jo korrekte nga ana e sulmuesit.  Nuk dihet çfarë e ka nervozuar Haland, por si duket presioni i merkatos ndihet tek i riu i cili është vendosur në qendër të ekipeve më të mëdhaja Evropiane.

Related posts

SEZONI I RI ME LAZION/ Hysaj: Jemi të lumtur dhe të gatshëm për të punuar me trajnerin e ri

F.autor

“EURO 2020″/ Kosova nis shitjen e biletave për sfidën miqësore, ja sa kushtojnë

Delo.autor

KËRKON NJË MBROJTËS NË EKIP/ Inter do yllin e Premier, menaxheri pritet të zbarkojë në Milano

Delo.autor

Leave a Comment