Futboll Sport

HORROR NË EUROPA LEAGUE/ Sherr në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, ndeshja shndërrohet në luftë (VIDEO)

Slavia Pragë mori një kualifikim të rëndësishëm ditën e djeshme në Ligën e Europës, teksa mposhti me rezultatin 0-2 Rejnxhërsin në Skoci.

Megjithatë ajo mes dy skuadrave, ishte një luftë e vërtetë si në fushë, ashtu dhe jashtë saj. Portieri i Slavias, Ondrej Kolar, në minutën e 62’, merr një goditje të tmerrshme në fytyrë me takë, nga mesfushori i Rejnxhërs, Kemar Ruf, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq menjëherë.

Portieri çek, pas goditje së marrë, e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen, teka mund të shihet qartë, edhe plagët e marra në fytyrë, ku shihen dy çarje të mëdha.

Megjithatë asgjë nuk u mbyll këtu, teksa nga minutat e fundit, lojtari i Slavias, Glen Kamara i tha arbitrit se kishte marrë një koment racist nga kundërshtarët. Kjo solli edhe një sherr në dhomat e zhveshjes, ku ka pasur grushte mes dy ekipeve, ku UEFA është informuar se në dhomat e zhveshjes ka pasur një sherr masiv dhe për këtë ka nisur menjëherë një hetim.

VIDEO

Related posts

Shorti i “Europa League”, Lazio e Strakoshës dhe 7 skuadra të tjera mësojnë kundërshtarët

Q.Autor

“DIVORC” TOTAL MES STRAKOSHËS DHE LACIOS/ Igli Tare hedh sytë për portier te ekipi ku u transferua Muriqi

Delo.autor

Reali i pashpirt ndaj Bale, Benzema me fat

Sadik.Autor

Leave a Comment