Futboll Sport

HYSAJ ME PARAMETËR ZERO/ Mbrojtësi i Kombëtares gjurmohet nga 3 klube “big”

Elseid Hysaj, në ndeshjen ndaj Anglisë, ka qenë ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë. Paraqitja e mbrojtësit 27- vjeçar ndaj “Tre Luanëve” mund të konsiderohet si më e mira për shkodranin me Kombëtaren dhe pa dyshim kjo e ka një arsye. Duke qenë në skadencë kontrate me Napolin, ai ka përfituar nga rasti.

Përballja me anglezët quhet si vitrinë dhe Hysaj bëri paraqitje të mirë, në mënyrë që t’i shtojë kreditet vetes për të siguruar një kontratë të majme për edicionin e ri. Mediat italiane kanë bërë me dije se nisur edhe nga fakti se Hysaj del lojtar i lirë në fund të sezonit, ka ngjallur interesimin e disa klubeve me peshë në Itali për të përfituar shërbimet e 27-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, Elesid Hysaj konsiderohet goditje shumë interesante, për ekipet që kërkojnë të forcojnë linjat anësore të mbrojtjes, pasi lojtari në verë del me parametër zero. Sipas lajmeve që vijnë përtej Adriatikut bëhet me dije se në skenë për shërbimet e mbrojtësit të Napolit janë tri klube italiane, Milani dhe dy skuadrat romane, Roma dhe Lacio.

 

Gjithsesi, bëhet fjalë thjesht për zëra merkatoje, ku këto tri ekipe janë vënë në gjurmët e Hysajt për ta bërë të tyrin për sezonin e ri. Agjenti Elseid Hysaj, Mario Xhiufredi, ka paralajmëruar se mbrojtësi këtë sezon do ta mbyllë kontratën me Napolin dhe po rishikon me kujdes të gjitha ofertat për të zgjedhur destinacionin më të përshtatshëm. Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, situatën e ka monitoruar me kujdes edhe Lacio, ku drejtori sportiv i klubit lacial, Igli Tare, i ka kërkuar agjentit të lojtarit informacion dhe shumë shpejt mund t’i ofrojë një kontratë mbrojtësit shkodran.

Related posts

SUPER SFIDA NDAJ MILAN/ Trajneri Allegri mendon të bëjë një ndryshim taktik në sulm, ja plani…

Delo.autor

“BOMBA E DITËS”/ PATO rikthehet te MILANI, vjen në JANAR dhe do të kushtoi…

Isa.Autor

Chelsea bën ofertë për Icardin

Sadik.Autor

Leave a Comment