Futboll Seria A Sport

I KUNDËRPËRGJIGJET ME “THUMB” NEDVED/ Materaci: Fëmijët e mi panë babin e tyre të fitonte Champions-in dhe…

Një debat në distancë ka ndodhur në Itali, ku protagonist janë bërë ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci dhe ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved.

Nedved thumboi Interit para disa ditësh duke ju kujtuar zikaltërve 9 titujt e Seria A të fituara radhazi nga Juventusi duke u shprehur me fjalët : “Djali im ishte në shkollë të mesme dhe tani drejton një makinë dhe është në universitet, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi fituar 9 tituj kampion të Seria A”.

Por nuk ka vonuar përgjigja e ish-mbrojtësit të Interit, Materaci,  i cili ka kujtuar çekut, kupën e botës të fituar me Italinë në 2006 dhe Ligën e kampionëve të fituar me Interin në vitin 2010:  “Pavel … ne të gjithë dëshirojmë që djali juaj të jetë në gjendje të shohë Juventusin të fitoje Ligën e Kampionëve para se të përfundojë studimet, ai e meriton atë. Fëmijët e mi kanë pare Champions-in  dhe Kupën e Botës të fitohet nga babi i tyre. Në atë kohë ata mbaruan kopshtin dhe shkollën fillore”, e mbylli fjalën e tij Marko Materaci.

Related posts

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Këto mund të jenë 2 largimet e para nga Barcelona

Delo.autor

HUMBJA TURPËRUESE/ Solskjaer drejt largimit, shtypi anglez zgjedh zëvendësuesin. Tre emra në garë

Delo.autor

Ish trajneri i Real Madridit dhe City merr drejtimin e skuadrës së Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment