Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I THUR ELOZHE TALENTIT SHQIPTAR TË DINAMOS SË ZAGREPIT/ Alban Bushi: Do të jetë i padiskutueshëm…

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, në fund të miqësores foli gjatë për skuadrën dhe objektivat që ka ekipi Shpresa.

“Si ndeshje e parë gjatë këtij viti, mendoj se skuadra reagoi mjaft bukur. Shpresojmë që këtë nisje ta bëjmë edhe kundër Andorrës. Pothuajse gjithë ekipi dha maksimumin. Luajtën mjaft mirë. Jam i kënaqur se atë që bëmë në stërvitje e shprehëm në fushë. Përveç titullarëve që nisën takimin janë dhe 10-12 veta të tjerë në dispozicion që mund të aktivizohen në çdo moment, kur të jetë e nevojshme.

Arrita t’i provoja pothuajse të gjithë. Lojtarët pavarësisht se janë vetëm 3-4 ditë të grumbulluar, dinë të alternohen e të konsolidohen me njëri-tjetrin se prandaj janë lojtarë në kombëtare. Janë afruar dy bardheblu si, Çelhaka e Ismajlgeci, që dhe këta do të ambientohen shpejt. Carën nuk munda ta aktivizoja për shkak të dëmtimit.

Karrica mendoj se është një talent dhe ka gjithë kohën në dispozicion të Kombëtares, por ka nevojë më shumë për anën taktike dhe mendoj se do të jetë i padiskutueshëm. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë ndeshje para Andorrës, të martën do të luajmë në Elbasan me Bylisin në ora 15:00.

Edhe ky do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ne. Për sa i përket kundërshtarit tonë Andorrës ne do ta vlerësojmë në maksimum. Andorra është ekip që duhet marrë seriozisht, një kundërshtar që nuk të lejon të luash futboll. Është ekip që të jep vështirësi në fushë”, tha Bushi.

Related posts

Mancini i përgjigjet keq ofendimit të tifozit dhe i kthehet me të njëjtën monedhë!!!

Q.Autor

Wenger: Paraja ka prishur futbollin, kampioni nuk dihet ende vetëm në Serie A

Q.Autor

Egjipt vs Uruguai, formacionet zyrtare. Salah në stol!

Sadik.Autor

Leave a Comment