Champions League Futboll

Mats Hummels: Bayern i lumtur që shmangu Liverpool në çerekfinale e Champions League

Mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels pranoi se është i lumtur që ekipoi bavarez nuk u shortua në fazën çerekfinale të Champions League me Liverpool.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes mund të quhet me fat pasi “peshkoi” një nga ekipet që konsiderohet si më të lehta në letër nga grupi i skuadrave që ishte kualifikuar në këtë fazë, Sevilla. Nga ana tjetër ekipi që Hummels donte të shmangte, Liverpool do të përballet me Manchester City. Në një intervistë për “Daily Mail”, 29-vjeçari deklaroi:

“E di se sa e fortë është skuadra e Klopp. E di shumë mirë se çfarë ekipi i mirë janë kur ata luajnë në të tilla nivele. Ndonjëherë në të tilla përballje është më e vështirë me skuadrat që nuk janë në krye të tabelës së renditjes.

Por “The Reds”gjithmonë paraqiten në nivele shumë të larta kur ata përballen me ekipet më të mira. Kjo është e sigurtë. Nuk mendoj se ndonjë nga ekipet e kualifikuara për në çerekfinale do të donte të përballej me Liverpool. Ata punojnë shumë fort dhe luajnë me shumë intensitet dhe në mënyrë agresive, me cilëstitë e lojtarëve që kanë. Sidomos në pjesën e sulmit.

Nga ana tjetër, Javi Martinez pak ditë më parë deklaroi se Bayern Munich nuk duhet të nënvlerësojë Sevillan, pasi nuk janë njën kundërshtar aq i lehtë sa duket. Gjithsesi në këtë fazë të Champions League, vështirë të thuhet se ka ekipe të lehta apo të vështira, pasi futbolli gjithmonë ka treguar se ka shumë surpriza.

Related posts

ZBULOHET PLANI “B” TEK VLLAZNIA/ Ja pse pozita e Plorit nuk është rastësi te skuadra shkodrane

Delo.autor

Talenti shqiptar në Serie C/ Sokol Haxhia: Kishte interes nga shumë klube për Isufaj

Isa.Autor

Nis takimi në “Evian”, Shqipëria për të harruar Kosovën

Sadik.Autor

Leave a Comment