Futboll Seria A Sport

“IBRA ËSHTË BABAI I TË GJITHËVE TEK MILAN”/ Mbrojtësi Dalot: Jashtë fushës është një person normal, i pëlqen të…

Diogo Dalot, mbrojtësi i Milanit me shumë potencial, po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë ​​në ekipin e Pioli. Gjatë një interviste me “O Jogo”, gjatë grumbullimit me Portugalinë U-21, ai tregoi përvojën e tij në Serie A dhe zbuloi qëllimet e klubit kuqezi: “Në këtë pikë të sezonit duhet të ecim përpara ndeshje pas ndeshjeje. Unë mendoj që, nëse fitojmë 10 ndeshjet e mbetura, do ta fitojmë titullin. Sidoqoftë, e dimë që është e vështirë.

Duhet të presim që të tjerët të gabojnë dhe të na e japin atë mundësi. Të gjithë e dinë se qëllimi kryesor i klubit është garantimi i Ligës së Kampionëve, por ne do të dëshironim të ëndërronim më shumë, sepse kemi treguar shumë këtë sezon. Shumë njerëz nuk i njohin disa lojtarë, por për 4 ose 5 vjet mund të fillojmë të krahasohemi me Milanin e kohëve të vjetra”.

Dalot foli gjithashtu për shokun e skuadrës, Ibrahimovic: “Ai është babai i të gjithëve. Ka pak gjëra që nuk mund të mësojmë prej tij. Gjithçka që bën, mënyra se si iu qaset ndeshjeve, stërvitjes, përgatitjes për stërvitje, pas stërvitjes çdo ditë…, është e pabesueshme. Ai është si 20 vjeç. Me 39 vite mbi supe, duke llogaritur atë që ka fituar dhe bërë në karrierë, habitem si e ruan këtë uri dhe bindjen për të luajtur e fituar. Jashtë fushës është një person normal, i pëlqen të luajë, të jetë me shokët e tij të skuadrës, të flasë”.

Related posts

“MË DUKEJ SIKU PO FLUTUROJA NË FUSHË”/ Spinazzola sfidon mjekët: Në nëntor do të bashkohem me ekipin

Delo.autor

“REVOLUCION NGA “RRËNJËT” NË VERË/ Javë vendimtare për të ardhmen e Milanit, ja situata

Delo.autor

NDRYSHON HIERARKIA TEK KAMPIONËT/ Ja kush do jetë goditës i penalltive te Partizani

Delo.autor

Leave a Comment