Futboll La Liga Sport

ISHTE I PARI QË FIRMOSI AKORDIN ME MESSIN NË 2005/ Provokator dhe me vetëbesim, kush është presidenti i ri i Barcelonës…

I hidhur, provokator, direkt, argëtues dhe me vetëbesim. Ky është Joan Laporta, presidenti numër 42 i historisë së Barcelonës dhe një nga katalanasit më të njohur në të gjithë botën. Identifikohet shpejt për faktin se në 20 vitet e fundit i është dedikuar skuadrës blaugranë dhe kjo gjë nuk mund të kalohet në indiferentizëm. Ai ka qenë president edhe më parë, ku udhëhoqi një epokë të artë të futbollit për skuadrën e tij dhe arriti për herë të parë fitoren e 6 trofeve në vitin 2009.

Ai gjithashtu ishte i pari që firmosi kontratën profesionale me Lionel Mesin në vitin 2005. Avokati dhe biznesmeni i njohur është ulur në tryezë me “Pleshtin” dhe menaxherin e tij në 5 raste për t’i rinovuar kontratën dhe për t’i përmirësuar kushtet në 7 vitet që ka qenë president për herë të parë, nga viti 2003 deri në vitin 2010. Por, sa sukses ka pasur në futboll, aq edhe probleme ka pasur në bizneset e tij private në Uzbekistan, apo edhe në jetën private. Pasi dështoi të rikthehej në krye të klubit në vitin 2015, kur zgjedhjet i fitoi Bartomeu, Laporta ia doli tani.

E ka shijuar fushatën elektorale duke treguar se vazhdon të jetë i pakonkurrueshëm në aspektin e oratorisë, karizmës dhe forcës udhëheqëse. Në Barcelonë e shohin si shpëtimtarin e klubit dhe si presidentin që do të nxjerrë nga momenti negativ skuadrën. Tani duan ta shohin në aksion për të mbajtur premtimet e bëra dhe mbi të gjitha të blindojë Lionel Mesin.

Laporta ka siguruar që nuk do ta përziejë aspak aspektin politik dhe personal me atë të skuadrës. Pavarësisht se mosha kalon dhe tashmë është 58 vjeç, Laporta nuk e ka humbur sensin e humorit dhe ngacmimet. Diçka të tillë e tregoi me banderolën e madhe që shpalosi në Madrid, përpara stadiumit “Santiago Bernabeu”. Ka nisur një tjetër “ndeshje” historike për Barcelonën dhe është avokati katalanas ai që mban shiritin e kapitenit në krah.

Related posts

U TALL ME KORONAVIRUSIN NË RRJETE SOCIALE/ Ylli futbollit anglez rrezikon… (VIDEO)

F.autor

Skënderbeut i mjaftojnë vetëm 30 sekonda, Soue ndëshkon Flamurtarin (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Leicester me trajner të ri, në stolin e “dhelprave” ulet Dean Smith

F.autor

Leave a Comment