Futboll Kategoria Superiore Sport

“JAM MË I VOGLI NË SUPERIORE”/ Kush është futbollisti 17-vjeçar që po shkëlqen te Bylisi

Marcelino Preka është një nga lojtarët më të vegjël në moshë në radhët e Bylisit, por në Ballsh e shohin si element që bën diferencën. 17-vjeçari ka folur pas ndeshjes me Skënderbeun, ku Bylisi fitoi 1-0 dhe mbrojtësi bëri një ndeshje mjaft të mirë.

“Jam duke marrë minuta dhe jam duke dhënë më të mirën për Bylisin. Ndihem i vlerësuar, sepse rrallë shikon bashkëmoshatarë të mi që luajnë në Shqipëri në Superiore apo me U-21. Unë po punoj shumë dhe jemi me fat që kemi një trajner me shumë eksperiencë, pasi dihet që Dovedan i mbështet shumë të rinjtë. Edhe zv.trajneri Bekim Kuli na mirëkupton dhe na motivon shumë, dhe jo më kot me U-21 jemi në vendin e parë.

Atmosfera në Ballsh është e mirë sepse edhe shumicën e kohës e kalojmë bashkë. Te Bylisi ndihem mjaft mirë dhe më ka vlejtur kjo eksperiencë, pasi duke luajtur me U-21 si titullar gradualisht shpresoj që të kap edhe kombëtaren U-21, por primare mbetet sigurimi i mbijetesës së Bylisit në Superiore. I

jam mirënjohës presidentit që më dha mundësinë të luaj në elitë, pasi dihet se jam lojtari me moshë më të re që luan si titullar në Superiore këtë sezon, që natyrisht është një privilegj për mua”, u shpreh Marcelino Preka për “Panorama Sport”.

Related posts

KAOS NË BRAZIL/ Ish-klubi i Vinicus dhe Paqueta kërkon shtyrjen e ndeshjes pasi Covid-19 i ka pushtuar

Delo.autor

Partizani zyrtarizon edhe afrimin e mbrojtësit Belica, firmos për 1.5 vite me “demat”

Q.Autor

ZYRTARE/ Marrëveshje Juventus-Fiorentina, mesfushori largohet nga Torino

F.autor

Leave a Comment