Futboll Sport

“JE NJË SULMUES M*TI”/ Milan “lëshon tentakulat” në Francë për portierin që ofendoi Ibra-n, ja emri…

“Je një sulmues m…”. Majk Menja është ndër të paktët që ka guxuar t’ia thotë diçka të tillë Zlatan Ibrahimoviçit. Tetë vite më parë të dy ishin te PSG-ja. Suedezi në kulmin e karrierës, ndërsa portieri aktual i Lilës, por i pëlqyer shumë nga Milani, ishte vetëm 17 vjeç dhe luante me të rinjtë e ekipit parisien. Tashmë është 25 vjeç dhe grumbullohet te Franca, nga ku ka treguar edhe një anekdotë që po bën xhiron e rrjetit.

“Ibra më shënonte gjithmonë në stërvitje e menjëherë më thoshte se isha një portier m…! Një ditë, bëra një pritje fantastike e ia ktheva reston duke i thënë se ishte sulmues m…! Pas stërvitjes Ibra më mori mënjanë dhe më tha se më vlerësonte për karakterin”, ka zbuluar gardiani i lindur në Guianën franceze.

KUSH ËSHTË MENJA – I lindur në Kajen, dhjetë orë fluturim larg Francës, Majk Menja zbarkoi në Paris në moshën tetëvjeçare. Gjithmonë luante si mesfushor sepse ishte edhe i pasionuar pas Stiven Xherrardit të cilin thuhet se e imiton edhe në goditjen e dënimit. Një ditë skuadra kishte nevojë për një portier dhe që nga ajo ndeshje nuk u kthye më në mesfushë. PSG për pak sa nuk e përjashton nga akademia duke i vënë si kusht përmirësimin në shkollë, të cilin Menja e arrin. Prej 2015-ës është pjesë e Lilës ku ka grumbulluar 170 prezenca, teksa në tetor të vitit të kaluar Deshamp e grumbulloi me “Gjelat”. Vitin e ardhshëm i skadon kontrata dhe Milani e sheh si pasues së Donarumës në rast se nuk gjendet një akord për të rinovuar kushtet e bashkëpunimit.

ECURIA – Aktualisht është një nga pikat më të forta të Lilës ai është një portier që dallohet për daljet në lartësi dhe lojën me këmbë. Vetëm 19 gola në 30 ndeshje për Lilën që aktualisht ndan kreun e kampionatit me PSG-në. Pikërisht ajo PSG, ku në 2012 Menja ka qenë pjesë e skuadrës U-17 që shpallej kampione e ku bënin pjesë edhe Rabio e Kimpembe. Thotë se gëzon më shumë kur e mbyll ndeshjet pa pësuar dhe sa herë ia del mbanë, ekipi i dhuron një fanellë me autografe. Milani mban shënim këto statistika, ndërkohë që Ibra “ngroh” këmbën. Sfida është e hapur.

Related posts

SPECIALE/ Botërori “Rusi 2018”: Një “kornizë” emblematike që do të vuaj mungesën e “ngjyrave”

Sadik.Autor

DY VITE MË PARË LUANTE NË SUPERIORE/ Kongolezi firmos te Barcelona (FOTO)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ EVERTONIT ME “POKER”/ Legjenda e United shpërthen: Janë të neveritshëm, kishte të drejtë…

Delo.autor

Leave a Comment