Futboll Sport

KAOS PARA BOTËRORIT “KATAR 2022″/ Paralajmërimi i De Ligt: Duroni deri nesër dhe do ta shikoni…

Norvegjia, filloi një nismë me mesazh të qartë, para ndeshjeve eliminatore të Botërorit, teksa para sfidave janë shfaqur me bluza që mbanin mbishkrimin: “Të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë fushe”. Kjo lidhej me një lajm të publikuar nga “The Guardian”, ku thuhej se 6500 punëtorë, kishin humbur jetën, për ndërtimin e stadiumeve pritëse në Katar. Kësaj nisme do i bashkohet edhe Holanda, teksa këtë e ka njoftuar vetë mbrojtësi, Matajs De Ligt.

“Mendoj se është i qartë mendimi ynë në lidhje me këtë çështje. Kemi biseduar shumë me njëri-tjetrin rreth situatës në Katar 2022. Duroni deri nesër dhe do e shihni para fillimit të ndeshjes me Letoninë“, ishin fjalët e qendërmbrojtësit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Letoninë ditën e nesërme.

Kujtojmë që kjo nismë mori frymë në Norvegji, ku pas një lajmi të prestigjiozes britanike ‘’The Guardian’’ se në ndërtimin e stadiumeve pritëse të botërorit në Katar, kishin ndërruar jetë 6500 puntorë, ishin klubet e Ligës së Parë norvegjeze që filluan peticionet për bojkotimit e Botërorit me moton ‘’Të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë fushe’’.

Related posts

SHOKON Evra: Të kthehesha pas, nuk do luaja me kombëtaren e Francës

F.autor

Xavi: Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messin

Q.Autor

MESSI U LARGUA NGA “CAMP NOU”/ Barcelona ende vazhdon të shesë fanellat e “Pleshtit”

Delo.autor

Leave a Comment