Futboll Seria A Sport

JEP LAJMIN E BUJSHËM/ Menaxheri i mbrojtësit Hysaj: Me Napolin ka mbaruar gjithçka. Kam folur me klubin e madh…

“Çështja Hysaj është e mbyllur. Po përgatitemi të largohemi në fund të sezonit. Elseidi është në dispozicion të klubit natyrisht, por duke parë se rregullorja na lejon të arrijmë marrëveshje të reja nga 1 janari, po shikojmë përreth”.

Këto kanë qenë fjalët e Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shqiptar, në një intervistë të dhënë për Radio Punto Nuovo.

“PSG? Është një nga klubet me të cilët kemi folur, kam folur me Leonardo-n. Nuk ka asgjë konkrete, por pëlqehet. Megjithatë, nuk mund të flasim për negociata serioze”.

“Hysaj do të qëndrojë te Napoli nëse vjen Sarri? Unë duhet të bëj punën time dhe të çoj përpara punën e nisur prej disa muajsh”.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona pasi largoi Paulinjon, firmos me një tjetër mesfushor brazilian

Isa.Autor

Novak Djokovic nis rehabilitimin 5 ditë pas operacionit në bërryl

Q.Autor

“SCHUMACER NUK ËSHTË I NJËJTI”/ Neurokirurgu italian: Ish-piloti ka ndryshime në strukturë dhe organikë

Delo.autor

Leave a Comment