Futboll Sport

PERFEKT NDAJ PARMA-S/ Inzaghi gradon Asllanin, por shqetësojnë Brozovic e Lukaku (VIDEO)

Në emergjencë totale në mesfushë, Simone Inzaghi kryqëzon gishtat, shpreson të rikuperojë të paktën një ndërmjet Barella dhe Calhanoglu, të dy vijojnë të stërviten të diferencuar së bashku me Brozovic dhe Lukaku. Inter është i dënuar të fitojë përballë Verona-s, ndërsa mediat italiane zbardhin formacionin e Inzaghi.

Në portë Onana, ndërsa përpara tij Skriniar, Acerbi dhe Bastoni formojnë treshen e mbrojtjes. Në balotazh janë Darmian dhe Dumfreis për një vend në krahun e djathtë, ndërsa Dimarco do të zbres në fushë nga minuta e parë në të majtë.

Treshja e mesfushës do të formohet nga Gagliardini, Asllani dhe Mkhitaryan, pasi Inzaghi nuk dëshiron të rrezikojë, në një kohë kur në valle është edhe finalja e Superkupës.

Më në fund, edhe Asllani ndihen i vlerësuar në shtëpinë zikaltër, paraqitja e tij e fundit përballë Parma-s në Kupë ishte shumë pozitive, perfekt në çdo top që preku, duke fituar edhe besimin e trajnerit i cili e gradon titullar edhe në Serie A. Dyshja e sulmit do të jetë Dzeko-Lautaro, një kohë kur Lukaku nuk ofron garanci, gjendja e tij fizike nuk është optimale.

 

Related posts

ANGERS HUMBI ME GOLEADË NDAJ PSG/ Kërkesa e trajnerit për Neymar bën xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

“NË SHQIPËRI NUK MË LËNË TË PAGUAJ NË RESTORANTE”/ Xhaka: Lojtarët e kombëtares i bëjnë heronj

F.autor

FORMULA 1/ Sebastian Vettel: Nëse nuk kemi makinë të shpejtë, do të jetë një dështim

Delo.autor

Leave a Comment