Futboll Sport

KATAR 2022/ Gjermania mposht Rumaninë falë golit të Gnabry dhe mban kreun e Grupit J

Gjermania ka triumfuar si mysafir i Rumanisë me rezultat 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet në Katar në vitin 2022.

Gjermanët e filluan më mirë takimin, duke shënuar pas vetëm 17 minutash lojë me anë të Serge Gnabryt që u asistua nga Kai Havertz.

Skuadra mysafire nuk u ndal me kaq dhe kërkuan që të shënonin edhe golat e tjerë.

Por, lojtarët e Joachim Low nuk arritën t’i konkretizonin rastet, duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me vetëm këtë gol.

Në 45 minutat e dytë, ishte sërish Gjermania që dominoi me posedim dhe me shanset e krijuara.

Timo Werner kishte disa shanse të mira shënimi, mirëpo i mungoi konkretizimi anëtarit të Chelseat.

Raste të mira patën edhe Gnabry e Ilkay Gundogan, por as këta nuk arritën të mposhtin portierin rumun për herë të dytë.

Gjermania është lider i Grupit J me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Armenia, Maqedonia e Veriut dhe Romania me tre, derisa Islanda e Lihtenshtajni janë ende pa pikë.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË ME RIVALËT E JUVENTUS/ Ylli Aguero: Më thanë hajde këtu, imagjino treshen sulmit të frikshëm me…

Delo.autor

CLUB BRUGGE-REAL MADRID/ Zidane me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Manchester City e lë të lirë mbrojtësin 55-milionësh

Sadik.Autor

Leave a Comment