Futboll Sport

“KATAR 2022″/ Kombëtarja e Spanjës publikoi listën e grumbullimeve, ja 3 risitë e Enrique-s ndaj “Dardanëve”…

Kombëtarja e Spanjës prezantoi ditën e djeshme përmes rrjeteve sociale listën e lojtarëve të grumbulluar për 3 ndeshjet eliminatore të Spanjës me Greqinë, Gjeorgjinë, dhe Kosovën, të vlefshme për Botërorin Katar 2022.

Është lista e parafundit përpara grumbullimeve të Europianit 2021. Trajneri ka grumbulluar 24 futbollistë dhe risitë janë tre: Pedri, Brajan Gil (të cilët janë pjesë e Kombëtares U-21) dhe Robert Sançez, portieri i Brajtonit.

Enrike nuk i ka kursyer yjet e skuadrës së tij duke marrë Serxho Ramosin, por mbi të gjitha duke rikthyer edhe Zhordi Albën. “Ramos? Nëse ekziston një lojtar që mund të luajë në 6 Botërorë ai është kapiteni i Realit. Nuk e di nëse jam unë trajner apo ndonjë tjetër, por ai mund t’ia dalë”, ka thënë Enrike.

Related posts

TRAJNER I MADH/ Sekreti i përmbysjeve tek Napoli, Ancelotti i ka dhënë vlerë…

Isa.Autor

Russia e pafat, Dzagoev lëndohet në ndeshjen e parë të Botërorit

Sadik.Autor

LUFTA BRENDA FAMILJES MARADONA/ Vajza e legjendës së futbollit: Po më vranë për unazën, atëherë janë…

Delo.autor

Leave a Comment