Sport

TRONDITËSE/ U godit nga kundërshtari në kokë, ndërron jetë sportisti 19-vjeçar (VIDEO)

Talenti rus i hokejit në akull, Timur Faizutdinov ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare, pasi u godit nga ruli (siç është topi në futboll, por me formë cilindrike).

Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Dinamo Shën Pjetërsburg dhe Loko Jaroslav, ku lojtari u godit afër syrit nga një prej kundërshtarëve të tij dhe menjëherë pas kësaj ra në tokë.

Faizutdinov u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekësve, nuk ishte e mundur që lojtari të mbijetonte, duke u larguar nga kjo jetë në një moshë shumë të re.

Të tronditur kanë mbetur nga kjo ngjarje shokët e ekipit te Dinamo, por edhe kundërshtarët të cilët kanë parë ngjarjen dhe gjithçka ndodhi.

Related posts

“LIVERPOOLI ËSHTË FAVORIT PËR TË”/ Insiston ish-menaxheri i “Të Kuqve” Souness

Delo.autor

“FILOZOFIA KAIZEN”/ Çfarë do të thotë mesazhi i shkruar nga Ronaldo

Delo.autor

NUK NDALET “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ Messi i dhuron derbin “Katalansave” dhe barazon dy legjendat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment