Futboll Sport

“KATAR 2022″/ Rusia mposht Slloveninë me Dzyuba, Mal i Zi triumfon me “POKER” dhe merr kreun e Grupit G

Java e dytë e kualifikueseve europiane për Katar 2022 është hapur sot me ndeshjes Mal i zi-Gjibraltar dhe Rusi-Slloveni.

Sfida e parë, e vlefshme për Grupin G, është fituar nga malazezët me rezultatin 4-1. Përsëri protagonist Jovetic, autor i tre golavenë dy ndeshjet e fundit me kombëtaren. Ylli i Monaco ka realizuar golin e katërt për Malin e Zi me një goditje dënimi magjike.

Malazezët kryesojnë përkohësisht grupin me 6 pikë, ndërsa Gjibraltar mbetet në vendin e fundit me zero pikë dhe shtatë gola të pësuar në dy ndeshjet e para.

Buzëqesh edhe Rusia.

Rusët kanë mundur 2-1 Slloveninë në javën e dytë të Grupi H dhe kanë përforcuar vendin e parë në renditje.

Heroi i sfidës së luajtur në Sochi ka qenë Dzyuba, autor i një dygolëshi në harkun e 9 minutave. Sllovenia ka ngushtuar diferencat me perlë të Ilicic, por nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit. Sllovenët mbajnë vendin e dytë me 3 pikë.

Related posts

BROJA NUK NDALET/ Gol përsëri me Chelesan U-18

Delo.autor

RRËFEN DEBUTIMIN E ÇUDITSHËM NDAJ JUVENTUS/ Trajneri i ri i Dinamos: Deri atëherë kisha luajtur vetëm me figurat Panini të Kabrinit

Delo.autor

PAS TRIUMFIT/ Spalletti: Dominuam ndaj Napolit, ai ishte…

Delo.autor

Leave a Comment