Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Sfidat me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. Ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares…

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e diela grumbullimin për tre ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, kundër Andorrës në transfertën e 25 marsit, Anglisë në shtëpi më 28 mars dhe ndaj San Marinos në 31 mars në transfertë.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto tre ndeshje.

E hënë, 22 mars

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:15, nga kompleksi stërvitor në Barcelonë
  • Seanca stërvitore në kompleksin stërvitor në Barcelonë, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 23 mars

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:15, nga kompleksi stërvitor në Barcelonë
  • Seanca stërvitore në kompleksin stërvitor në Barcelonë, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 24 mars

  • Mbërritja në Andorra, ora 12:00
  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në stadiumin e Andorrës
  • Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e Andorrës, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 25 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

ANDORRA-SHQIPËRI, ora 20:45, Estadi Nacional

E premte, 26 mars

  • Nisja e skuadrës nga Andorra për në Shqipëri, ora 11:00
  • Mbërritja në Kompleksin Tropikal, ora 14:00
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 27 mars

  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në Kompleksin Tropikal
  • Seanca zyrtare stërvitore në Kompleksin Tropikal, ORA 13:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E dielë, 28 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

SHQIPËRI-ANGLI, ora 18:00, “Air Albania Stadium”

E hënë, 29 mars

  • Nisja e skuadrës për në San Marino, ORA 13:00
  • Mbërritja e skuadrës në San Marino, ORA 15:10
  • Seanca stërvitore në San Marino, ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 30 mars

  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në stadiumin e San Marinos
  • Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e San Marinos, ORA 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 31 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

SAN-MARINO-SHQIPËRI, ora 20:45, Stadio Olimpico di Serravalle

Related posts

Çiklizëm, aksident i rëndë për kampionen olimpike Kristina Vogel

Sadik.Autor

(FOTO) Tashmë mund ta quani Barackotelli…!

Q.Autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Shans ideal për Kombëtaren, ja momenti kur Uzuni shpërdoron një mundësi të artë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment