Futboll Sport

PRITI FINALEN E KUPËS SË BOTËS NË 1950 DHE 2014/ Brazili ka gati emrin e ri për stadiumin legjendar

Stadiumi i famshëm botëror “Marakana” i Brazilit do të marrë një emër të ri, pasi legjislatura e shtetit e Rio de Zhaneiro votoi të martën për të ndryshuar emërtimin e saj dhe për ta vendosur “Rei Pele”, ku fjala ‘Rei’ do të thotë ‘mbret’ në portugalisht.

Legjenda Pele ka luajtur në këtë stadium shumë herë për Brazilin dhe aty ka shënuar golin e tij të 1000-të atje në 1969 – për Santos kundër klubit vendas Vasko da Gama.

Stadiumi, ka qenë pritës i ndeshjeve finale në turnetë e Kupës së Botës në vitet 1950 dhe 2014, si dhe ka pritur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2016. Shumica e brazilianëve e quajnë atë thjesht Marakana, prej lagjes në të cilën ndodhet.

Ky vendim nuk u prit shumë mirë nga shumë fansa të Brazilit të cilët ishin të ndarë për këtë çështje, disa propozonin që stadiumi të quhej “Mario Filho”, i cili ka qenë ai që i ka vendosur pikërisht emrin Marakana që ka sot, ndërsa disa të tjerë propozonin që i nderuari duhet të ishte nga Rio aty ku ndodhet stadiumi dhe jo nga qytetet e tjera.

Related posts

“PABUKSA”/ Dritan Shakohoxha sulmon tifozët kuqezi: Më mirë shikojeni në shtëpi se nuk jeni në sallë komedie

Delo.autor

SHKËLQEN NË HUNGARI/ Uzuni protagonist me dopietë dhe i rrëmben kreun Kisvardës (VIDEO)

Delo.autor

Ish-bashkëlojtari e pranon: Do dëshironim ta kishim RONALDON te Real Madridi

Isa.Autor

Leave a Comment