Futboll Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City pranë “Neymarit të ri”, ofron 21 milionë euro për talentin brazilian…

Manchester City është rikthyer të hedhë sytë nga tregu brazilian për të siguruar talente për të ardhmen. Drejtuesit e “Cityzens” kanë shënjestruar Kayky, 17-vjeçarin i cili ka spikatur me moshat e ekipit të Fluminenses.

Sipas mediave në Angli, klubi nga “Etihad Stadium” ka pëgatitur një ofertë prej 21 milionë sterlinash për të bindur Fluminensen të heqë dorë nga shërbimet e talentit. Vërtet një shifër e lartë kur bëhet fjalë për një lojtar që ende nuk ka debutuar në futbollin profesionist.

Gjithsesi, kur kemi parë lojtarë si Vinicius dhe Rodrygo të blerë nga Reali për 50 milionë euro, nuk do të ishte çudi edhe transferimi i Kayky në Angli për 21 milionë sterlina.

Related posts

CHAMPIONS/ Ylli Lukaku ndëshkon M’gladbach dhe ndez shpresën për kualifikim (VIDEO)

Delo.autor

Vjen përgjigjja për Griezman/ Askush s’është në nivelin e MESSIT e RONALDOS

Isa.Autor

Surpriza Berlusconi/ Rikthen në Itali “Topin e Artë”, do të luajë në Serinë C me Monzan

Isa.Autor

Leave a Comment