Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Rikthimi i tifozëve në stadiume, Holanda bën kërkesën e rëndësishme

Prej më shumë se 1 viti në pjesën më të madhe të Botës ndeshjet po luhen pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Një nga vendet që mori masa drastike vitin e shkuar ishte Holanda, që vendosi ta mbyllte kampionatin 10 javë përpara fundit, ndryshe nga vendet e tjera që vendosën ta përfundonin me stadiume të boshatisura.

Kur ka kaluar gati 1 vit nga ajo periudhë, është përsëri Holanda që kërkon të marrë një vendim të rëndësishëm. Sipas “De Telegraaf”, federata holandeze e futbollit i ka kërkuar qeverisë që finalja e Kupës me datë 18 prill të luhet me praninë e tifozëve.

Federata ka kërkuar lejimin e tifozëve të paktën për ndeshjen finale, ku ideja është që të hapet minimalisht 25% e kapacitetit të stadiumit, njësoj siç u veprua edhe në Superkupën e Europës.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 13 minutash lojë, Jota ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

PËRMBYSJA HISTORIKE/ Starova dhe Martini të papërmbajtshëm, ja si e feston Teuta kualifikimin (VIDEO)

Delo.autor

SEZONI FANTASTIK I YLLIT TË DORTMUND/ Haaland kundër të gjithëve: Kam humbur shumë raste

Delo.autor

Leave a Comment