Futboll Sport

KUALIFIKIMI NË ÇEREKFINALEN CHAMPIONS/ Publikoi një FOTO me “Jashtëtokësorin”, Mbappé i “vë flakën” rrjetit…

Fazat e nokautit të Ligës së Kampionëve kanë pasur protagonistë të shkëlqyeshëm dhe duele të mëdha. Por, nëse kishte një të shkruar me shkronja të mëdha, ajo ishte Barcelona-PSG. Historia e mëparshme midis të dyjave, përmbysjet epike dhe përplasjet në merkato, me Neymar si aktor kryesor, i shtuan “piper” supersfidës. Por, me dëmtimin e brazilianit, skena humbi një nga protagonistët e saj, por jo fokus, sepse përplasja mes Mbappé dhe Messi ishte mjaft pikante.

Francezi ka triumfuar pas një ekspozite mbresëlënëse në “Camp Nou”, duke shënuar me penallti edhe në ndeshjen e dytë. Leo, nga ana e tij, shënoi euro-gol, por humbi në fund të pjesës së parë. Po ta kthente në gol, do ta kishte shtuar interesin e lojës në 45 minutat e dyta. Fati në futboll është gjithmonë kapriçioz… E pra, në mëngjesin e sotëm, pas ndeshjes, Kylian Mbappé dëshironte të tregonte admirimin e tij për yllin argjentinas të Barcelonës, të cilin është i destinuar ta pasojë, me “lejen” e Haaland dhe Cristiano Ronaldos.

Me një postim në Twitter, nuk ka dashur shumë kohë për ta ndezur rrjetin social. 22-vjeçari ka shpërndarë një fotografi gjatë takimit, në të cilën shikon me admirim Messin, shoqëruar me dy “emoji”. Në to mund të shihet respekti që i riu ushqen për argjentinasin veteran. Postimi në Twitter nuk ka vonuar shumë për t’u bërë tejet “viral”. Në vetëm pak minuta, fotoja ka tejkaluar 40.000 pëlqime dhe 4.500 “retweets”.

Në mesin e ndërveprimeve ju mund të shihni të gjitha llojet e kërkesave, shumë prej tyre me Real Madridin, një ekip që dëshiron Kylian. “Ejani te Real Madridi, Mbappé, ju mund të ndiqni gjurmët e idhullit tuaj, Cristiano Ronaldo”, – thotë një përdorues, “cicërima” e të cilit është bërë shumë e famshme, menjëherë.

Related posts

Tirana mposht Teutën dhe rihap betejën për titull

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ancelotti i magjepsur nga mesfushori i Premier, kërkon me çdo kusht 26-vjeçarin…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve për kuqezinjtë, ja sfidat kualifikuese

Isa.Autor

Leave a Comment