Futboll Sport

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Priret një ndeshje e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester United-Milan është padyshim kryendeshja e fazës së 1/8ave të UEFA Europa League me “Djajtë e Kuq” që luajnë si pritës në “Old Trafford” ndeshjen e parë.

Në kuadër të takimit dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet zyrtare, ku bien në sy mungesat që janë pafund, sidomos te Milani. Trajneri Pioli vuan mungesat e Ibrahimovic, Bennacer, Calhanoglu, Theo Hernandez apo edhe Ante Rebic.

Në formacionin titullar, Pioli i ka besuar mbrojtjen dyshes Tomori-Kjaer dhe nga krahët Dalot-Calabria. Meite dhe Kessie luajnë përpara mbrojtjes, ndërsa treshja në mbështetje të Leoas është Krunic-Diaz-Saelemaekers.

Në kampin e United luan në mbrojtje Telles, i cili ul në stol Shaë, ndërsa në majën e sulmit luan Greenëood, me Rashford dhe Cavani që nuk janë të gatshëm. Fred gjithashtu e nis nga stoli me Matic dhe McTomminay si titullarë.

Related posts

MADHËSHTOR/ Pas barazimit të Atalantës, Inter fiton kampionatin pas 11 vitesh nga divani

Delo.autor

SHUMË LARG LAVDISË/ MANCINI: Me Portugalinë dua fitore, BALO s’është në…

Isa.Autor

Merr formë Champions League 2018/2019, ja ekipet pjesëmarrëse…

Sadik.Autor

Leave a Comment