Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ Manchester City mposht Everton dhe kalon në gjysmëfinale

Dy gola në gjashtë minutat e fundit i kanë dhuruar Manchester City-t kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

Skuadra e Pep Guardiola ka mundur Everton-in e Ancelotti-t 2-0 në Goodison Park mbrëmjen e sotme.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, Qytetarët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 84-t. Gjermani ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur.

Gjashtë minutat më vonë, në minutën e 90-të, ka ardhur goli i dytë i miqve, i shënuar nga Kevin de Bruyne. Një gol që është shoqëruar me protestat e lojtarëve të Everton-it, të cilët kanë pretenduar se aksioni duhej të ishte ndalur për lojë të rrezikshme ndaj Yerry Mina.

Ëndrra e City-t për të fituar katër trofe në këtë sezon mbetet gjallë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Në Turqi ëndërrojnë, Trabzonspori kërkon shërbimet e mesfushorit të Inter-it…

Delo.autor

E KONFIRMON KLUBI TURK/ Sulmuesi shqiptar do të zëvendësoje Muriqin te Fenerbahçe

Delo.autor

Vajushi e mbyll me Avellinon, por mbetet në Serinë B

Sadik.Autor

Leave a Comment